Në nëntor të vitit 1946, në Maliq u ekzekutuan pesë persona të dënuar si sabotatorë të punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit. Gjyqi kundër tyre dënoi me varje në litar dy inxhinierët drejtues të punimeve Abdyl Sharra (35 vjeç) dhe Kujtim Beqiri (30 vjeç) dhe me pushkatim Eugenio Scaturo (29 vjeç), Vasil Mano (34 vjeç) dhe bashkëshorten e tij kroate, Zorika Mano (27 vjeç), të tre të lidhur me njëri-tjetrin. Ekzekutimet u kryen pak metra larg brenda një dite, 20 nëntor 1946.