Lumi i Tërhanit | |
---|---|
Informacione | |
Emri: | Lumi i Tërhanit |
Vendndodhja: | Lumi i Tërhanit, Pogradec |
Vend pranë fshatit Udënisht të Pogradecit ku kryheshin pushkatime dhe varroseshin personat e pushkatuar aty apo gjetkë. Në vitin 2016 gjatë gërmimeve që po bënte një kompani për zgjerimin e rrugës Pogradec-Lin u gjet një skelet që mendohet se i përket viktimave të diktaturës.
Dëshmia Bedri Blloshmi: "Disa fshatarë më thanë se në Pogradec gjendet edhe një vend tjetër pushkatimi i cili quhet lumi i Tërhanit."
Dëshmia Isa Diko, banor i zonës: Ekzistencën e eshtrave në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” e dinë të gjithë banorët e zonës. Ne vendasit e dimë që, në kohën e diktaturës janë ekzekutuar shumë persona, dhe pikërisht në këtë vend hidheshin kufomat. Dje mësova që pas gërmimeve të punimeve në rrugë, eshtrat kanë dalë në sipërfaqe. Nuk çuditem për këtë fakt. Ka shumë mundësi që eshtrat e gjetura të jenë të personave të vrarë gjatë viteve 1946-1952. Asokohe unë kam qenë i vogël, por i mbaj mend vrasjet që bëheshin. Mbi lumë ndodhej poligoni i Ministrisë së Brendshme dhe atje pushkatoheshin personat e dënuar nga regjimi.
...E kujtoj me urrejtje atë kohë, sepse njerëzit vriteshin sikur të ishin kafshë. Pushkatoheshin sepse ashtu donte regjimi. Për një fjalë goje, për një gabim apo për një gjë shumë të vogël të merrnin jetën. Ishte regjimi i tillë. Në këtë zonë ka me dhjetëra të pushkatuar. Nuk janë pak, por shumë. Pasi i pushkatonin, i hidhnin në kanal".