| Kazermat italiane | |
|---|---|
| Informacione | |
| Emri: | Kazermat italiane |
| Vendndodhja: | Tepelenë |
| Viti i Mbylljes: | 1953 |
Nga fshati Turan, 15 minuta larg Tepelenës, të internuarit u vendosën në një fushë ku ndodheshin kazermat e ushtrisë italiane të lëna bosh. Edhe këtu për shkak të urisë, sëmundjeve, apo shpërthimit të predhave të mbetura nën tokë, shumë të internuar, kryesisht fëmijë e të moshuar, humbën jetën. Ata u varrosën pranë fushës, por u zhvendosën tri herë për t'u vendosur buzë lumit të Bënçës, ku është e vështirë të gjenden prej gërryerjes së lumit në vite, i cili mund t'i ketë marrë me vete.
Megjithatë një dëshmi rrëqethëse e fatit të këtyre varreve vjen nga Fetah Bajram Hamata, i cili thotë se disa eshtra janë ende atje.
Dëshmi Fetah Bajram Hamata: "
