Burgu nr.7 Durrës | |
---|---|
Informacione | |
Emri: | Burgu nr.7 Durrës |
Vendndodhja: | Durrës |
Viti i Ndërtimit: | 1945 |
Viti i Mbylljes: | 1953 |
Burgu | |
Pune e Detyruar: | Jo |
Gjinia: | Burra |
Kapaciteti: | 220 persona Persona |
Burgu nr. 7 Durrës, vitet 1945-1953
Burgu i Durrësit ishte i ngritur në një godinë të vjetër të trashëguar nga koha e mbretërisë. Të dhënat dokumentare janë të pakta. Sipas të dhënës nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, në burgun e Durrësit shërbente një personel prej 26 vetash (22 ushtarë, 4 nënoficerë, 1 oficer). Kleriku katolik Viçens Prenushi ishte një prej të burgosurve të këtushëm, i cili vdiq në burg në vitin 1949.
Sipas një informacioni të vitit 1950, burgu cilësohej si godinë e papërshtatshme. TBC-ja (tuberkulozi) ishte sëmundje mbizotëruese. Në vitin 1950 në burg janë rreth 400 të burgosur, ndërsa kapaciteti i burgut ishte për rreth 220 persona. Burgu i Durrësit u mbyll në shkurt 1953, pasi të burgosurit e tij formuan kampin nr. 7 në Tiranë