Zyrika Mano | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Zyrika Mano |
Vendlindja: | Zagreb. Kroaci |
Datëlindja: | 1913 |
Profesioni: | Fianaciere |
Datë Vdekja: | 18/10/1946 |
Vënd Vdekja: | Maliq |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Ekzekutimi | |
Akuza: | "1) Është vënë prej kohësh në shërbim të reaksionit të jashtëm. 2) Ka qenë anëtare e ‘Grupit tekniko-kriminal’ të sabotatorëve të Maliqit. 3) Ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet me qëllim sabotimin, që janë bërë në shtëpinë e saj dhe gjetkë. 4) Ka qenë ndërlidhëse e ‘Grupit të sabotatorëve’ me agjentët e reaksionit të huaj në Tiranë. 5) Ka marrë shpërblime nga agjentët e huaj.6) Ka propaganduar kudo për zgjerimin e rrethit të sabotatorëve dhe të elementëve kundër pushtetit. 7) Ka pritur ndërrimin e situatës në Shqipëri." |
Data Ekzekutimit: | 18/10/1946 |
Vendi Ekzekutimit: | Maliq |
Fianaciere, bashkëshortja e Vasil Manos. Lindi në Zagreb të Kroacisë, më 1913. Kreu Fakultetin Ekonomik, dega Finacë, në Universitetin e Zagrebit. Më 1930 erdhi në Shqipëri me të shoqin, Vasil Manon dhe punoi si financiere. U arrestua më 6 tetor 1946, me akuzat:"1) Është vënë prej kohësh në shërbim të reaksionit të jashtëm. 2) Ka qenë anëtare e ‘Grupit tekniko-kriminal’ të sabotatorëve të Maliqit. 3) Ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet me qëllim sabotimin, që janë bërë në shtëpinë e saj dhe gjetkë. 4) Ka qenë ndërlidhëse e ‘Grupit të sabotatorëve’ me agjentët e reaksionit të huaj në Tiranë. 5) Ka marrë shpërblime nga agjentët e huaj.6) Ka propaganduar kudo për zgjerimin e rrethit të sabotatorëve dhe të elementëve kundër pushtetit. 7) Ka pritur ndërrimin e situatës në Shqipëri." Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Lartë Ushtarake, më datën 18 nëntor 1946, ora 11 paradite, i mbledhur në sallën e kinemasë “Nacional” në Tiranë, e dënoi me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme personale dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Sipas urdhërit të gjykatës, u ekzekutua në Maliq, bashkë me të shoqin, Mirush Përmetin dhe Eugenio Scaturron, edhe pse ishte shtatzanë.