| Zyra Mustafa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zyra Mustafa |
| Vendlindja: | Përmet |
| Vendbanimi: | Kavajë |
| Datëlindja: | 1908 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1950 |
| Fundi i Internimit: | 31/12/1954 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në vitin 1908, në Përmet. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993, vendosi t’i njohë kohë e dëbimit për motive politike nga rrethi i Tiranës në Synej të Kavajës, prej vitit 1950 deri më 31 dhjetor të vitit 1954, dhe nga viti 1955 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 429
