| Zylfo Muço | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zylfo Muço |
| Vendlindja: | Kolonjë |
| Datëlindja: | 1907 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tentativë për rrëzimin e pushtetit me dhunë" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 264 |
| Data e Vendimit: | 14/9/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi më 1907, në Kolonjë. Me vendim nr. 264, datë 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për "tentativë për rrëzimin e pushtetit me dhunë" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 388
