Zyhdi Çitaku | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Zyhdi Çitaku |
Atësia: | Liman |
Vendbanimi: | Berat |
Datëlindja: | 1931 |
Zhdukja | |
Data e Arrestimit: | 10/4/1974 |
Akuza: | agjent e spiun i UDB-së |
Dënimi: | 25 vjet burg |
Shqiptar i Kosovës. Zyhdi Liman Çitaku (1931-1989), u arrestua në Kosovë nga UDB-ja dhe u dërgua në një kamp përqendrimi. Mundi të arratisej prej andej dhe më 23.12.1960 mbërriti në Durrës. Më 6.1.1961 e caktuan llogaritar ferme bujqësore në Berat.
U arrestua më 10.4.1974. U akuzua në bazë të neneve 64 dhe 73/1 të Kodit Penal si “agjent e spiun i UDB-së”. Aktiviteti antijugosllav iu cilësua si “fals”.
U dënua me 25 vjet heqje lirie dhe me konfiskimin e pasurisë. Kur vuante dënimin në burgun e Zejmenit të Lezhës i dërgoi një letër kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia ku thoshte se nuk kishte qenë kurrë armik dhe shpresonte lirimin duke qenë i sëmurë dhe shumë i dobësuar. Nuk u lirua. E transferuan në kampin e Përparimit.
Zyhdiu vdiq më 10.8.1989 në Repartin nr.305 Përparim nga tuberkulozi. Në varrin pa emër iu vu vetëm numri 13 në shishe.