| Zyber Osmani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zyber Osmani |
| Atësia: | Hysen |
| Vendlindja: | Rragam, Shkodër |
| Datëlindja: | 1907 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 28/9/1946 |
| Akuza: | "Veprimtari kundër regjimit" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Prokurori: | Zurdi Shehu |
| Vendimi: | nr.501 |
| Data e Vendimit: | 18/12/1947 |
| Gjykatësi: | Pertef Alizoti |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 1949 |
Vëllai i Taf Osmanit. Lindi në fshatin Rragam të Shkodrës. U gjykua në një nga rreth 15 proceset, veç atij kryesorit, që u zhvilluan pas shtypjes së kryengritjes së Postribës. Ai u dorëzua e arrestua më 28.9.1946.
Gjykata Ushtarake Shkodër, e drejtuar nga kapiten II Pertef Alizoti, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit toger Zurdi Shehu, me vendimin nr.501, datë 18.12.1947, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burg e punë të detyruar. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 160.
