| Zoje Mhilli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zoje Mhilli |
| Atësia: | Zef |
| Vendlindja: | Tropojë |
| Datëlindja: | 1945 |
Ishte 3 vjeçe kur u internua me nënën, Lulë Lekndreaj (Neçaj) nga Tropoja në kampin e Beratit, pasi babai i saj, Zef Lekndreaj, ishte arratisur në ish-Jugosllavi. Internimi vazhdoi në kampin e Tepelenës dhe më pas në Savër të Lushnjës.
Siç ka treguar Zoja për autoren e librit "Dhimbje 5", Fatbardha Saraçi Mulleti, pasi mbërritën në kampin e Beratit, pa u bërë tre muaj nëna e saj, e cila ishte shtatzënë, lindi një vajzë e cila e kishte emrin Pashka dhe pas shtatë muajsh, ajo vdiq dhe u varros në Tepelenë. Ende nuk i dihet varri as eshtrat.
Në foto: Zoja me bashkëshortin, ish-oficer që la detyrën për shkak të martesës me Zojën.
