| Zoje Lushi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zoje Lushi |
| Atësia: | Ram |
| Vendlindja: | Golaj, Kukës |
| Vendbanimi: | Kukës |
| Datëlindja: | 1920 |
| Datë Vdekja: | 10/1/1945 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 10/1/1945 |
Lindi më 1920, në Golaj të Kukësit. Më 6 tetor 1993, Gjykata e Kukësit vendosi të njohë faktin e pushkatimit të saj pa gjyq për motive politike, më 10 janar të vitit 1945.
Sipas familjarëve, u ekzekutua nga partizanët vetëm se ndimoi forcat nacionaliste të cilët ishin kundër komunizmit duke u dërguar bukë në mal. Ajo u ekzekutua në Krum të Hasit për t'u bërë shembull në krejt krahinën. Kjo vrasje ka ngelur në kujtesën e të gjithë popullit të Hasit si vrasje makabre ndaj një gruaje, që deri në atë kohë ndalohej dhe me kanun.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 127
