| Zojë Dedndreaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zojë Dedndreaj |
| Atësia: | Pal |
| Vendlindja: | Salcë, Tropojë |
| Vendbanimi: | Tropojë |
| Datëlindja: | 1943 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1948 |
Lindi më 1943, në Salcë, Tropojë. U internua për motive politike, në moshën 5 vjeçare, pas arratisjes së të atit nga Shqipëria. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjessë dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Bajram Curri në Tepelenë dhe Lushnjë, prej 1948 deri më 1957.
Sipas dëshmisë së të motrës, Leze Dedndreaj publikuar në librin e Fatbardha Saraçi Mulletit "Dhimbje 5", fillimisht ato u internuan në kalanë e Beratit dhe pastaj në Tepelenë.
Në foto: Vajza në të djathtë, dalë me nënën, Prendë Dedndreaj dhe motrën, Leze Dedndreaj, në Lushnjë, pas daljes nga kampi i Tepelenës.
Burimi: AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1540
Burimi: Dhimbje 5, Kalvari i fëmijëve në kampet e përqendrimit komunist, Fatbardha Saraçi Mulleti, Fiorentia, Shkodër 2023
