| Zija Luniku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zija Luniku |
| Atësia: | Sulejman |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Vendbanimi: | Elbasan |
| Datëlindja: | 1907 |
| Profesioni: | Avokat |
| Datë Vdekja: | 9/3/1948 |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar dhe krijimin e komiteteve, për sabotim në zgjedhjet e 2 dhjetorit dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
| Vendimi: | Nr. 493 |
Lindi më 1907, në Elbasan. U diplomua për drejtësi në Firence. Ushtroi profesionin e avokatit për disa vite. Më 15 dhjetor 1947, me vendim nr. 493, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar dhe krijimin e komiteteve, për sabotim në zgjedhjet e 2 dhjetorit dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 120
