| Zhaneta Dede | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zhaneta Dede |
| Atësia: | Vehbi |
| Vendlindja: | Progër, Devoll |
| Vendbanimi: | Devoll |
| Datëlindja: | 11/06/1937 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 18/11/1978 |
| Fundi i Internimit: | 18/11/1983 |
Lindi në fshatin Progër të Devollit, më 11 qershor të vitit 1937. U internua “për çështje politike“, konkretisht sepse bashkëshorti, Avni Dede, ishte pushkatuar për sabotim të pasurisë socialiste. Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Progri në fshatin Moglicë të Korçës, prej 18 nëntorit të vitit 1978 deri më 18 nëntor 1983.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 468.
