| Zeqir Mulaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zeqir Mulaj |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Kalim kufiri, agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 153 |
| Data e Vendimit: | 16/4/1955 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në vitin 1912, në Dobrunë të Kukësit. Me vendim nr. 153, datë 16 prill 1955, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "kalim kufiri" dhe "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 401
