| Zenel Preza | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zenel Preza |
| Vendlindja: | Krujë |
| Datëlindja: | 4/1/1892 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 28/11/1945 |
| Akuza: | "Armik të popullit, sabotator të pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 445 |
| Data e Vendimit: | 26/8/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 1949 |
Lindi më 4 janar 1892, në Krujë. U arrestua më 28 nëntor 1945. Me vendim nr. 445, datë 26 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit, sabotator të pushtetit popullor», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Më 1949, dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 374
