| Zenel Merolli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zenel Merolli |
| Vendlindja: | Trestenik, Korçë |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 1887 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 20/8/1950 |
| Fundi i Internimit: | 1964 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 1887, në Trestenik të Korçës. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 12, datë 29 mars 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga rrethi i Korçës në rrethin e Fierit, prej 20 gushtit të vitit 1950 deri më 1964, nga të cilat 3 vjet internim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 309
