| Zenel Hysenbegasi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zenel Hysenbegasi |
| Atësia: | Qerim |
| Vendlindja: | Starovë, Pogradec |
| Vendbanimi: | Pogradec |
| Datëlindja: | 1889 |
Lindi më 1889, në Starovë, Pogradec. Arrestuar më 6 shtator 1946. Më 2 dhjetor 1946, me vendim nr. 356, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi “për pjesëmarrje dhe ndihmesë dhënë okupatorit dhe pas çlirimit me propagandën për reformat e pushtetit [është përpjekur] që të largojë popullin nga fronti Demokratik”, me 10 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e së drejtës elektorale.
Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 8, Fl. 501-502
Burimi: https://wiki.shqipopedia.org/hysenbegasi-zenel
