| Zenel Himollari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zenel Himollari |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1920 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka mbajtur në shtëpinë e tij kriminelin e arratisur R. Z." |
| Dënimi: | 1 vit Burg |
| Data e Vendimit: | 5/6/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 16/8/1949 |
| Akuza: | "Pjesëmarrës në grup kundër pushtetit popullor " |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 28/4/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi më 1920, në Korçë. Më 5 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi fajtor se «ka mbajtur në shtëpinë e tij kriminelin e arratisur R. Z.», me një vit burg dhe humbjen e të drejtës elektorale baras me kohën e ndëshkimit. Më 16 gusht 1949, u arrestua përsëri. Më 28 prill 1950, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi fajtor si «pjesëmarrës në grup kundër pushtetit popullor », me 7 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 226.
