| Zenel Agolli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zenel Agolli |
| Atësia: | Rexhep |
| Vendlindja: | Dohoshisht, Peshkopi |
| Vendbanimi: | Peshkopi |
| Datëlindja: | 7/4/1940 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 19/8/1958 |
| Gjykata: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë |
Lindi më 7 prill të vitit 1940, në fshatin Dohoshisht të Peshkopisë. Më 19 gusht 1958, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtisë ndaj atdheut", dhe dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë (dënim i kombinuar).
Bashkëfshatari i tij, Adil Alku, i cili ka pasur edhe njohje familjare me familjen Agolli, apo Hysenagolli, nga rrëfimet e të atit kujton se në fshat (Dohoshisht) janë mbledhur mbi 300 firma për t'iu falur jeta sepse dënimi i parë ishte me vdekje.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 525
