| Zef Zorba | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zef Zorba |
| Atësia: | Jak |
| Vendlindja: | Kotor, Mal i Zi |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1920 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 9/1946 |
| Data e Lirimit: | 1951 |
Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali. I ndërpret studimet më 1943 për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe kthehet në Shkodër, ku fillon punën si nëpunës banke.
Nis angazhimin si regjisor në Teatrin e Shkodrës, ku bie në sy pasi vë në skenë dramën "Juda makabe" të Fishtës, një shfaqje që shkonte krejt kundër rrymës me ideologjinë e regjimit të ri që ishte instaluar.
Në teatër njihet me bashkëshorten Terezina Pali. Të dy arrestohen në shtator të vitit 1946, Terezina e para dhe Zefi pas saj. Lirohet në vitin 1951.
Pas daljes në liri Zorba i rikthehet profesionit të vjetër si llogaritar. Gjatë këtyre viteve shkroi shumë poezi që i mbante të mbyllura në sirtar. Zorba filloi të njihej pas viteve ’90 si poet.
