Zef Miri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Zef Miri |
Atësia: | Mirash |
Vendbanimi: | Laç |
Datëlindja: | 1878 |
Datë Vdekja: | 28/8/1946 |
Zef Miri Gjieri u pushkatua pa gjyq në masakrën e Gurëzit në 28 gusht 1946.
Pak para pushkatimit, ai qe nisur nga kampi i internimit në Berat drejt Fushkuqes, në lagjen "Bardhane". E kishin rikthyer të vetëm në shtëpi, me qëllim që Frano Miri, i biri i arratisur, të tundohej e të takonte të atin, për të mësuar për gjendjen e familjes në internim. Forcat e ndjekjes shfrytëzojnë rastin e vrasjes së Rexh Deliut, i dërgojnë korrierin dhe Zef Miri nuk heziton të paraqitet në orën dhe diten e caktuar. Me rastin e internimit të Zef Mirit me familje iu sekuestruan shtëpia me të gjithë orenditë e mallin, e cila u kthye në postë komande ushtarake e rojeve bregdetare, Zef Miri është babai i Gjek Zef Mirit, Frano Mirit dhe Pjetër Mirit, vëllai i dy dëshmorëve për Pavarësi, Nikoll Miri e Pjetër Miri.
Në foto, Zef Miri është burri në mes, rreshti lart, me kokë të mbështjellë me rube.