| Zef Marku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zef Marku |
| Vendlindja: | Lezhë |
| Vendbanimi: | Lezhë |
| Datëlindja: | 10/6/1890 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka marrë pjesë në një grup kundërshtarësh, agjitacion e propagande,k mbajtur lidhje me kriminelët e arratisur" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 204 |
| Data e Vendimit: | 3/5/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 10 qershor të vitit 1890, në Lezhë. Me vendim nr. 204, datë 3 maj 1950, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se "ka marrë pjesë në një grup kundërshtarësh", për "agjitacion e propagandë" dhe se ka "mbajtur lidhje me kriminelët e arratisur" dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 234
