| Zef Macaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zef Macaj |
| Atësia: | Shkurt |
| Vendlindja: | Perlat, Rrëshen |
| Vendbanimi: | Rrëshen |
| Datëlindja: | 1913 |
| Datë Vdekja: | 1975 |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Bashkëpunim me kriminelë të arratisur" |
| Dënimi: | 13 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 98 |
| Data e Vendimit: | 16/8/1949 |
| Gjykata: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë |
Lindi më 1913, në Perlat të Rrëshenit. Studioi në Itali dhe shërbeu si kryetar komune i Kaçinarit dhe Rubikut para Çlirimit të Shqipërisë.
Me vendim nr. 98, 16 gusht 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me kriminelë të arratisur" dhe e dënoi me 13 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Zef Macaj ishte në listën e burrave që do të pushkatoheshin në masakrën e Valmirit. Pasi i shpëtoi pushkatimit, u dënua me burg vitet e të cilit i kreu në Burrel dhe kampe pune si ai Rinasit. Familjen e tij, bashkëshorten, fëmijët dhe të motrën i internuan në Berat dhe më pas në kampin e Tepelenës.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 155
