| Zef Lleshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zef Lleshi |
| Vendlindja: | Pukë |
| Vendbanimi: | Pukë |
| Datëlindja: | 20/1/1903 |
| Datë Vdekja: | 26/7/1944 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 26/7/1944 |
| Vendi Ekzekutimit: | Shkodër |
Lindi më 20 janar 1903, në Pukë. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për njohjen e faktit të pushkatimit pa gjyq, në mbledhjen e datës 31 tetor 1992, vendosi vërtetimin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 26 korrik 1944, në Shkodër.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 150
