| Zef Lleshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zef Lleshi |
| Vendlindja: | Pukë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 8/1/1943 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 15/1/1945 |
| Fundi i Internimit: | 18/8/1948 |
| Akuza: | "Çeshtje poitike" |
Lindi më 8 janar 1943, në Pukë. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për çështje politike nga rrethi i Pukës në rrethin e Lushnjës, prej vitit 15 janar 1945 deri më 18 gusht 1948.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 150
