| Zef Jushi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zef Jushi |
| Atësia: | Dode |
| Vendlindja: | Tresh, Lezhë |
| Vendbanimi: | Lezhë |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.37 |
| Data e Vendimit: | 26/6/1945 |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.4 |
| Data e Vendimit: | 13/2/1968 |
U lind më 1920, në Tresh, Lezhë. Më 26 qershor 1945, me vendim nr. 37, Komisioni Hetimor të Krimeve të Luftës e dënoi për «bashkëpunëtor i aparatit terrorist», me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale baras me kohën e dënimit. Më 13 shkurt 1968, me vendim nr. 4, u dënua për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 8 vjet burg.
Në fillim të viteve '70, ndodhej në kamp-burgun e Spaçit. Bashkëvuajtësi, Shkëlqim Abazi, në librin "Spaçi", botim i ISKK, e përmend si poet e përkthyes të talentuar (fq.192-199).
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 295.
