| Zade Palma | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zade Palma |
| Atësia: | Luc |
| Datë Vdekja: | 20/12/1990 |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 20/12/1990 |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Forcat e repartit 299 të Postës Kufitare të Rrushkullit (Shkodër) |
Bashkëshortja e Pal Kokërr Palmës. U vra më 20 dhjetor të vitit 1990 nga forcat e repartit 299 të Postës Kufitare të Rrushkullit (Shkodër), tek po përpiqej të kalonte kufirin bashkë me të shoqin, Palin, të bijën 9 vjeçare, Liljanën [shih], dhe Ernest Filip Darragjatin [shih].
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 183
