| Ymer Alushi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ymer Alushi |
| Atësia: | Njazi |
| Vendlindja: | Durrës |
| Datëlindja: | 10/1/1957 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 1/10/1977 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Elbasanit |
Lindi më 10 janar të vitit 1957, në qytetin e Durrësit. U arrestua në 11 korrik 1977. Më 1 tetor 1977, Gjykata e Rrethit të Elbasanit, me vendimim nr.34 e deklaroi fajtor për "agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me pesë vjet heqje lirie.
Sipas një dokumenti të vitit 1980, të publikuar nga Kujto, del se ai vuante dënimin në Spaç, ku punonte në minierë dhe kërkesa e tij për lirim me kusht, pasi kishte kryer më shumë se gjysmën e dënimit, nuk u miratua.
Burimi: Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Vërtetim i gjendjes gjyqësore, nr. prot. 1.
