Xhorxhi Papajani u lind në Elbasan, në lagjen Kala. U arrestua në ambientet e shkollës në fshatin Deshiran të Elbasanit me akuzën agjitacion e propagandë. U dënua me 4 vjet heqje lirie.

Xhorxhi Papapajani do të mbahet mend nga të gjithë qysh në rininë e tij si udhërrëfyes i turistëve gjermanisht-folës, por edhe si mësues i nderuar i historisë dhe gjeografisë ndërsa punoi në zonat e largëta, profesion që për të do të zgjaste shumë pak. Pikërisht gjermanishtja që ai e mësoi nga ikona e arsimit në Elbasan Agni Todri dhe gjyshi i tij do të kthehej në ferr për të gjatë gjithë diktaturës komuniste. Pas burgut, u mor me punët më të vështira në komunale deri në ardhjen e demokracisë. Pas viteve ‘90-të Xhorxhi Papajani do të ishte një ndër themeluesit e degës së gjermanishtes në Pedagogjike, degë që i hapi rrugën hapjes së Gjermanishtes në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.