| Xhevit Ormënaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhevit Ormënaj |
| Vendlindja: | Velçë, Vlorë |
| Datëlindja: | 1932 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 5/2/1945 |
| Fundi i Internimit: | 30/5/1991 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Velçë të Vlorës në vitin 1932. Ka qenë i dëbuar për «çështje politike». Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993 ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Vlorë, në fshatin Velçë të Vlorës prej datës 5 shkurt 1945 deri më 30 maj 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 151.
