| Xhevdet Nekiu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhevdet Nekiu |
| Vendlindja: | Balxane |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 39 |
| Data e Vendimit: | 17/9/1951 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Durrësit |
Lindi në Balxane. Me vendim nr. 39, datë 17 shtator 1951, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë", dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie dhe konfiskimin e pasurisë (të pjesës së tij).
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI(Tiranë: ISKK, 2016), 73
