| Xhevat Meçe | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhevat Meçe |
| Vendlindja: | Seman, Fier |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 14/11/1936 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1/4/1966 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 14 nëntor 1936, në Seman të Fierit. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 10, datë 30 prill 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Fier në rrethin Lushnjë, prej 1 prillit të vitit 1966 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 258
