| Xhemil Çarçani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhemil Çarçani |
| Atësia: | Ahmet |
| Vendbanimi: | Kolonjë |
Familja e tij ishte angazhuar me forcat e Ballit Kombëtar. Një vëlla iu vra në luftë, ndërsa tjetri iu arratis pas saj, për shkak të presioneve të Sigurimit për të spiunuar të njohurit e arratisur.
E arrestojnë në një pritë dhe e dënojnë me 10 vjet burg. Pak muaj pas lirimit, e internojnë në Shtyllas të Fierit dhe më pas në Zharëz.
