Xhemal Frashëri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Xhemal Frashëri |
Vendlindja: | Gjirokastër |
Vendbanimi: | Gjirokastër |
Datëlindja: | 18/9/1900 |
Profesioni: | Diplomat |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 16/5/1947 |
Akuza: | "Ka hyrë në shërbim të spiunazhit Anglo-Amerikan,ka qenë anëtar në organizatën terroriste agjento-sabotatore të deputetëve tradhëtarë" |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 27/8/1948 |
Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi në Gjirokastër, më 18 gusht 1900. Konsull i Shqipërisë në Londër, në vitet 1925-1927; kryekonsull në Manastir në vitet 1935-1938; kryekonsull në Stamboll, Turqi, 1938-1939.
U arrestua më 16 maj 1947, dhe më 27 gusht 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se "ka hyrë në shërbim të spiunazhit Anglo-Amerikan" dhe "ka qenë anëtar në organizatën terroriste agjento-sabotatore të deputetëve tradhëtarë" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie me punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 84-85