Hajri Leskaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Hajri Leskaj |
Detyra/Pozicioni në regjim: | Shef policie, zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme - nga viti 1961 ne vitin 1971 |
Detyra/Pozicioni në regjim: | komandant i Repartit nr.321, Burgu i Burrelit - nga viti 1971 |
Figura të zeza persekutorësh, komandanti i Burgut të Burrelit që ridënoi Uran Kostrecin
Hajri Leskaj, që u bë shkaktari për ridënimin e Uran Kostrecit në burg, vetëm pse pa shtrembër fotografinë e Enver Hoxhës, qëndroi si komandant i Repartit nr.321 në vitet 1971-1974.
Si të gjithë këta, ai ishte vetëm me 3 klasë fillore. Në vitet 1939-1943 ishte hyzmeqar dhe punëtor krahu në shoqërinë italiane “Policeli” dhe te një privat. Edhe ky doli partizan në vitin 1943 dhe në janar 1944 u përfshi në Brigadën e 6-të.
Pas lufte shërbeu fillimisht në radhët e Brigadës së Mbrojtjes së Popullit në Dukagjin. Ishte hetues e shef policie në Rrëshen, Koplik, Lezhë.
Prej vitit 1961 u vendos në Burrel ku deri në vitin 1971 ishte shef policie, për të arritur deri zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme.
E mbylli karrierën e persekutorit pikërisht si shërbëtor i përkushtuar i regjimit në Burgun e Burrelit.
Qëndrimi i tij ndaj të dënuarve politik ishte i ashpër dhe në përputhje me vijën e partisë. Ai sajoi një çështje të paqenë për Uran Kostrecin vetëm se donte që ai të mos lirohej nga burgu.