| Xhelal Hazizi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhelal Hazizi |
| Vendlindja: | Nivicë, Tepelenë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 7/7/1947 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Vendi i internimit: | Kampi i Krujës - nga viti 1947 |
| Vendi i internimit: | Kampi i Kamzës - nga viti 1966 ne vitin 1991 |
Lindi në Nivicë, Tepelenë.
Luftëtar i luftës së Gërhotit. Ka pasur dy vëllezër: Fuat dhe Muço Hazizi. Muço Hazizi vdiq në Amerikë pasi u arratis nga frika e pushkatimit në kohën e Enver Hoxhës, ndërsa vëllai tjetër Fuat Hazizi vdiq në luftën e Gërhotit, ku luftoi bashkë me Xhelalin. Në Tepelenë i njohin si vëllezërit trima të Nivicës.
Është internuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Fieri në Kamëz, Krujë prej 7 korrikut 1947 deri më 5 qershor 1950 dhe prej 31 qershorit 1966 deri më 30 shtator 1991 nga Fieri në Nivicë.
Në vitin 1966, e internuan natën, hipur në një kamion së bashku me bazhkëshorten Zaide Hazizi, nënën dhe 7 fëmijët.
U qëndroi besnik idealeve të tij të Ballit Kombëtar.








