| Xhavit Koka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhavit Koka |
| Vendlindja: | Larisa, Greqi |
| Datëlindja: | 1906 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 01/1946 |
| Ekzekutimi | |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Forcat komuniste |
Lindi më 1906, në Larisa, Greqi. Diplomuar për shkenca politike në Bukuresht, doktor i shkencave politike. Më 1936, nis punë në ministrinë e Jashtme. Më 1937, sekretar i konsullatës shqiptare në Selanik. Më 1939, proteston pranë qeverisë greke për pushtimin e Shqipërisë. Internohet në ishullin Rodos të Greqisë deri në hyrjen e trupave gjermane. Bashkëpunëtor i .Abaz Kupit, një nga figurat kryesore në themelimin e Legalitetit. Arrestohet në janar 1946, dënohet me vdekje nga regjimi komunist
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 250
