| Xhavit Biçaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhavit Biçaku |
| Atësia: | Fuad |
| Vendbanimi: | Elbasan |
| Datëlindja: | 13/11/1895 |
| Datë Vdekja: | 1968 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.531 |
| Data e Vendimit: | 29/12/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Elbasan |
I biri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Fuat Biçakut. Xhaviti ishte një nga sipërmarrësit dhe filantropët më në zë të qytetit. Në vitet 1935-36 ndërtoi kinoteatrin "Nacional" që më vonë u quajt "Skampa" dhe është edhe sot teatri i qytetit të Elbasanit. Ishte gjithashtu pronar i hotel "Moderno"-s.
I akuzuar sikur kishte organizuar "grupe klandestine" etj. u dënua me 20 vjet heqje lirie, bashkë me 11 të tjerë. Kreu 12 vjet e 3 muaj burg.
Iu sekuestrua e gjithë pasuria. Hoteli u kthye në gjykatë, teatri i kaloi qytetit, familja iu nxor nga shtëpia. Më vonë dënojnë me burg edhe bashkëshorten. Vajza, Suzana, u përjashtua nga të gjitha shkollat e Shqipërisë.
