Xhahit Xhaferri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Xhahit Xhaferri |
Atësia: | Fuat |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 13/3/1951 |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Prokurori: | Mina Niço |
Vendimi: | nr.148 |
Data e Vendimit: | 7/8/1951 |
Gjykatësi: | Ago Çeli |
Xhahit Fuat Xhaferi (Dibra) u arrestua më 13.3.1951, 18 vjeç. U akuzua bashkë me 4 të rinj të tjerë, për “formim grupi kundër pushtetit popullor”, duke shpërndarë trakte e materiale të tjera propagandistike, duke grisur fotot e Stalinit dhe E.Hoxhës, etj.. Ata ishin pasardhës të personave të vrarë nga regjimi komunist.
Gjyqi ndaj tyre u zhvillua më 2-4 gusht 1951 në Shkodër. Gjykata Ushtarake Shkodër, e drejtuar nga major Ago Çeli, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten II Mina Niço, me vendimin nr.148, datë 7.8.1951, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe heqjen e të drejtave civile për 5 vjet, bashkë me Eduard Vatën. Shefqet Kraja dhe Ymer Smajli u dënuan me nga 10 vjet burg dhe Ali Muja me 5 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.454, datë 10.9.1951 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Xhahiti si edhe Eduard Vata u ridënuan dhe vuajtën dënime të gjata me heqje lirie.