| Xhahit Koka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhahit Koka |
| Atësia: | Mustafa |
| Vendlindja: | Leskovik |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1908 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Nëpunës me arsim të lartë ekonomik. U arrestua më 10 janar 1946 si pjesëmarrës në grupimet opozitare. Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me pushkatim bashkë me 8 opozitarë të tjerë. Të nëntë u pushkatuan më 3 korrik 1946 buzë një lumi në periferi të Tiranës.
