| Vladimir Shena | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vladimir Shena |
| Atësia: | Xhemal |
| Vendbanimi: | Tirane1 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 11/8/1968 |
Herën e parë u arrestua në Himarë ku kishte shkuar për plazh me shokun e tij, Shkëlqim Abazi dhe u akuzua me pa të drejtë se donte të arratisej. U çuan nga birucat e Vlorës, në Durrës dhe më pas në Shkodër. Aty iu zhvilluan hetuesinë. E nisën dënimin në kampin e Repsit, ku i çuan në 23 nëntor 1968.
Vetë Vladimir Shena ka shkruar për kujto.al se u dënua në vitin 1968 dhe u lirua, me plotësim kohe, më 1978. Pasi doli nga burgu, u martua me nje vajzë "pa përbërje politike", martesë nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë: vajzë e djalë. U arrestua për herë të dytë, në tetor 1983, për agjitacion e propagandë. Nga ky dënim, humbi dhe familjen. U dërgua në minierën e qymyrit të gurit, në Valias, e cila, sipas tij, nuk kishte asnjë dallim nga ajo e Spaçit. U lirua në dhjetor 1990. Më vonë, hyri nga muri në Ambasadën Gjermane në Tiranë, ku u grumbulluan rreth 3500 persona. Pas tri javësh, në kushte të vështira, Ambasada Gjermane i dërgoi në Gjermani, ku jeton edhe sot.
