Lindi në Elbasan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Shkollën Priftërore Rizarios në Athinë. Kreu shkollën për Teologji ku u diplomua me gradën fetare të klerikut.

U emërua prift i komunitetit grek në Sofie nga 1919 gjer më 1923 dhe më pas për një kohë të shkurtër në Cetinjë. Kur erdhi më 1919, qytetaria elbasanase e priti mirë, bëri shërbesën e parë fetare dhe e bekoi qytetin e tij. Më 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës ku u zgjodh senator i prefekturës së Elbasanit dhe deputet në legjislaturat 1921 dhe '23 i prefekturës së Durrësit.

Mbajti detyra të larta fetare. Ishte një nga nismëtarët e krijimit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në vitin 1929, u shpall kryepeshkopi i Shqipërisë, pozicion që e mbajti deri më 1936. Në periudhën e viteve 1941-1945, ishte Peshkop i Beratit. Botoi libra dhe një revistë fetare. Përktheu "Meshari" dhe "Jeta e Shën Gjon Vladimirit".

Më 1947 arrestohet dhe dënohet më 22 dhjetor dënohet me 20 vite burg, shumicën e të cilëve e kaloi në burgun e Burrelit në repartin nr.321, bashkë me Gjon Shllakun. U lirua nga burgu në moshën 72-vjeçare, më 27 nëntor 1962, duke përfituar 5 vjet nga dekretet e viteve 1957, '59, '62. Vdiq më 1965.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.