| Virgjinush Kalaja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Virgjinush Kalaja |
| Atësia: | Bilal |
| Vendlindja: | Zëmblak, Korçë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datë Vdekja: | 7/2019 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/07/1949 |
| Fundi i Internimit: | 30/12/1953 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Lloji i Kampit: | Kampe perqendrimi me tela me gjemba |
| Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës - nga viti 1949 ne vitin 1953 |
| Vendi i internimit: | Kampi i Kamzës |
Lindi në Zëmblak, Korçë. Vajza e Bilal Kalasë, nga martesa e parë. Është dëbuar "për motive politike" sepse i ati u aratis nga Shqipëria më 1 shtator 1950. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Korça në Kamëz, Cërrik, Tepelenë, prej 10 korrik 1949 deri më 30 dhjetor 1953. U internua së bashku me gjyshen, Gjyle dhe motrën, Aishe.
Pas martesës, jetoi në fshatrat Zvezdë dhe Zemblak të Korçës.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 122
