| Viktor Stratobërdha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Viktor Stratobërdha |
| Atësia: | Sotir |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Durrës |
| Datëlindja: | 15/5/1925 |
| Profesioni: | Regjisor filmi |
| Datë Vdekja: | 31/5/2000 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/1979 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 1979 |
| Data e Lirimit: | 1988 |
U lind në Korçë më 1925. Studimet e larta i kreu për regji filmi në Moskë, ku mbrojti diplomën si regjisor i filmit "Skënderbeu" në vitin 1953. Në vitin 1956, u dënua pas konferencës së Tiranës dhe u dërgua në Berat. Për disa vite punoi si regjisor i estradës e më pas në punë të rënda në prodhim. Në vitin 1979, u arrestua dhe më pas u dënua me 10 vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1988. Pas vitit 1991 emigroi fillimisht në Greqi e më pas në Kanada, ku edhe u shua në moshën 75-vjeçare, më 31 maj 2000.
