| Viktor Mirakaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Viktor Mirakaj |
| Vendlindja: | Shtyllas |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 20/7/1968 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1968 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 20 korrik 1968, në Shtyllas. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Pukës në Shtyllas të Fierit, prej vitit 1968 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 359
