| Veronika Komnino | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Veronika Komnino |
| Vendlindja: | Durrës |
| Datëlindja: | 1931 |
| Profesioni: | Folkloriste |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1955 |
| Akuza: | "Tentativë arratisjeje","agjitacion e propagandë" , "përhapje të sekretit shtetëror", |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 22/08/1957 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, |
Folkloriste, e shoqja e Gjergj Komninos. Lindi më 1931, në Durrës. Më 22 gusht 1957, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi "për tentativë arratisjeje", "agjitacion e propagandë" dhe "përhapje të sekretit shtetëror", me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Mori pjesë në disa nga ekspeditat kërkimore folklorike të Institutit të Folklorit. U arrestua bashkë me të shoqin, Gjergjin. Ishte 24 vjeçe dhe shtatzënë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 303
