| Ventigjar Hamzaraj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ventigjar Hamzaraj |
| Atësia: | Myqerem |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1923 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
Lindi në vitin 1923 në Vlorë. Babai i tij, Myqeremi kishte marrë pjesë në Luftën e Vlorës. Ventigjari i vazhdoi studimet e shkollës së Mesme në Metz të Francës dhe më pas nisi studimet për inxhinieri në Itali, por nuk i përfundoi. U kthye në Shqipëri dhe u arrestua e u dënua me 30 vjet nga regjimi komunist, nga të cilat kreu 10. Ka lënë dorëshkrime me vlerë. Ndërroi jetë në vitin 1999.
Burimi: Antologjia e plagëve nën terrorin komunist, përgatiti Fabian Kati, botim i QSHRT
