| Velo Lamaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Velo Lamaj |
| Atësia: | Marko |
| Vendlindja: | Treblovë, Vlorë |
| Datëlindja: | 1919 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «kriminel lufte dhe armik të popullit» |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Vendimi: | nr. 1, Gjykata e Sarandës |
Lindi më 1919, në Treblovë të Vlorës. Më 1 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike, i cili iu ul më vonë. Më 12 janar 1974, me vendim nr. 1, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 6 vjet burg.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44/1, f. 46-48; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 103.
