| Veli Dollani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Veli Dollani |
| Vendlindja: | Tozhar, Beratit |
| Datëlindja: | 12/07/1913 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik të popullit" dhe "sabotator të pushtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 19/11/1946 |
| Gjykata: | Gjykata e Beratit |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1980 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër shtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 13/09/1980 |
Lindi në fshatin Tozhar të Beratit, më 12 korrik të vitit 1913. Më 19 nëntor 1946, Gjykata e Beratit e deklaroi "armik të popullit" dhe "sabotator të pushtetit", dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U arrestua sërish më 1980, dhe më 13 shtator të po atij viti, Gjykata e Beratit e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për "agjitacion e propagandë kundër shtetit".
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 482
